75 Mall Live Search
21:22 / E Enjte, 23 Prill 2026 / Gj Sh

S’ka befasi, Trepça fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Pejës

Trepça e ka fituar përballjen e parë gjysmëfinale të play-offit të Superligës së Basketbollit, ndaj skuadrës së Pejës.

Rezultati përfundimtar në palestrën e sportit ”Minatori” në Mitrovicë, ishte 86-78, shkruan IndeksOnline.

Dardan Berisha i Pejës ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje, me 19 pikë të shënuara.

Te Trepça më i miri ishte Drilon Hajrizi, me 17 pikë.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Pejës dhe Trepçës zhvillohet ditën e diel më 26 mars, në palestrën ”karagaçi”./IndeksOnline/