Skandal në Ligën e Kampionëve: UEFA lejoi trukimin e kësaj ndeshje
Sinjalizimi në ditët e shkuara nga gazeta franceze “L’Equipe” rreth një trukimi të mundshëm të ndeshjes ndërmjet PSG dhe Cervena Zvezda, ka tronditur mbarë opinionin në futbollin europian.
Së fundmi, e përditshmja franceze shkruan se UEFA ka qenë në dijeni të tentativës për trukim dhe ka sinjalizuar Prokurorinë Financiare të Francës.
Një prej bastvënësve thuhet se është zyrtar i klubit serb, i cili sipas tyre ka vendosur shumë e 5 mln eurove për një fitore me pesë gola diferencë të francezëve.
Ndërkohë, klubi serb e ka akuzuar gazetën për shpifje dhe po mendon ta hedhë çështjen në gjyq.