11:20 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Skandaloze: Shikoni si barten fëmijët me makinë në Kosovë (Video)

Një qytetar nga Ferizaji dje në orët e pasditës ka zgjedhur t’i bartë fëmijët me makinën e tij në mënyrë shumë të rrezikshme. Ai ka dashur t’i argëtoj fëmijët e tij duke i futur në bagazhin e makinës,  madje duke ua lënë edhe derën e bagazhit hapur .Në fakt ai ja ka arritur t’i argëtoj fëmijët e tij pasiqë siç shihet në video fëmijët ndjehen të gëzuar, por në këtë mënyrë ai ka rrezikuar seriozisht jetën e fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Nerodime-Ferizaj, dje rreth orës 16.

për më shumë shikojeni videon e siguruar nga Indeksonline , ndërsa redaksia jonë posedon edhe të dhënat e kësaj makine./Indeksonline/