10:28 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Skender Reçica: Gruaja është simbol i sakrificës dhe përkushtimit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka uruar të gjitha gratë për 8 Marsin.

Ai ka thënë se gratë janë vendimmarrëse të dëshmuara dhe meritojnë të jenë pjesë e hallkave më të rëndësishme të shtetit dhe shoqërisë.

Reçica ka thënë se një ndër objektivat e MPMS-së është edhe përmirësimi i pozitës sociale dhe ekonomike të gruas dhe rishikimi i politikave aktuale rreth punësimit të tyre.

Ky është urimi i plotë i ministrit Reçica:

“Urime 8 Marsi, Dita e Gruas!

Gruaja është simbol i sakrificës dhe përkushtimit, i punës së palodhshme dhe angazhimit, është shtylla qendrore e familjes dhe me këtë edhe e vetë avancimit njerëzor.

Sot, në këtë ditë të shënuar, një urim të veçantë për sakrificën e grave për kombin, familjen, arsimin e shoqërinë. Përkulje e përjetshme për gratë e nënat që i edukuan dhe i falën atdheut pjesën më të shenjtë të tyre, fëmijët.

Politikat për përmirësimin e pozitës sociale dhe ekonomike të gruas dhe rishikimi i politikave aktuale rreth punësimit të tyre, janë objektivi im dhe i Dikasterit që unë drejtoj.

Gratë janë vendimmarrëse të dëshmuara dhe meritojnë të jenë pjesë e hallkave më të rëndësishme të shtetit dhe shoqërisë!