Skerdi në lidhje me gazetaren kosovare, zbulohet në dasmën e Elitës dhe Gjikos
Skerdi është një nga këngëtarët që u bë i famshëm falë bashkëpunimeve me reperët kosovarë.
Ai njihet për talentin e tij, por jo edhe për lidhje dashurie, shkruan Indeksonline.
Por, këngëtari shqiptar ka befasuar në dasmën e Elita Rudit dhe Gjikos, ku është parë i shoqëruar nga e dashura e tij. Kjo e fundit është gazetare kosovare dhe quhet Vesa Rama.
Ndryshe më herët ka pasur zëra që Vesa ka pasur lidhje dashurie edhe me reperin e njohur nga Ferizaj, 2Ton./Indeksonline/