21:54 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Skuadra e njohur italiane aktivizon agjentin për të ndjekur Fidan Alitin

Futbollisti Fidan Aliti mund të largohet nga skuadra suedeze Kalmar në verën e ardhshme.

Pas paraqitjeve të mira me klubin dhe Kombëtaren e Kosovës, skuadra italiane Atalanta ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit kosovar.

Sipas burimeve të Indeksonline, agjenti i skuadrës italiane Atalanta e ka përcjellur nga afër Alitin nga Plzeni në ndeshjen mes Çekisë dhe Kosovës.

26-vjeçari ishte transferuar në janar të këtij viti te Kalmari nga Skënderbeu i Korçës.

/Indeksonline/