17:40 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Skuadra e Superligës lanson fanellat e reja, të dizajnuara nga kompania gjigante

Të sapo-promovuarit në Superligës, Ballkani i ka lansuar fanellat e reja për sezonin, 2018/19.

Skuadra nga Suhareka janë duke e pritur me padurim fillimin e sezonit të ri, ku do të garojnë në elitën e futbollit kosovar.

Dhe tani Ballkani i ka lansuar fanellat e reja, të dizajnuara nga kompania e famshme, Macron.

Kujtojmë se të dielën, Ballkani e nisë sezonin e ri me një derbi lokal përballë Lirisë.

Pas rikthimit në Superligë, Ballkani ka bërë disa përforcime serioze, ku vlen të përmendet Besnik Krasniqi.

Nën urdhrat e trajnerit, Bekim Shotani, Ballkani synon më shumë se mbijetesën në sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/

Temat: