16:40 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Skuadrat e Serie A në sherr për Valon Berishën

Valon Berisha i RB Salzburg është rikthyer në radarin e Lazio-s pasi Sampdoria ka hezituar të paguajë 7 mln euro plus bonuse.

Më 13 qershor, ishte raportuar se Berisha ishte pranë vizitave mjekësore për Samp-in.

Kosovari 25-vjeçar pritej të mbërrinte brenda atyre ditëve në Itali.

Gjithsesi, asgjë nuk u materializua , kështu që Lazio po përgatitet të shfrytëzojë situatën.

Sipas Radiosei, kryeqytetasit kanë nisur kontaktet dhe janë gati të paguajnë të njëjtën shumë.

“Kam dhënë gjithçka për Salzburg dhe mendoj se ka ardhur momenti për një sfidë të re,” shprehet Berisha për TV2.

“E di se Sampdoria ishte shumë e interesuar për mua, por duhet të vendos bashkë me familjen.”

Temat: