00:00 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Skuqet lojtari i Realit, e goditi me shuplakë kundërshtarin

Ndeshja hapëse e javës së pestë në La Liga më shumë ka prodhuar kartonë të kuq, se sa gola. Në sfidën mes Huescas e Sociedad u shënua vetëm një gol, ndërsa janë dhënë dy kartonë të kuq.

Goli dhe kartonët ishin për Sociedad. Lojtari i Real Madridit, i huazuar te Sociedad, Theo Hernandez u bë pjesë e një skene të shëmtuar.

Ai e goditi futbollistin kundërshtarë me shuplakë në një duel pa top. Gjyqtari nuk u hamend dhe e përjashtoi nga loja./Indeksonline/