19:33 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

S`mori pjesë në “Natën e Zjarreve”, Sami Lushtaku tregon arsyen e mungesës në Prekaz

Epopeja e UÇK-së dje ka përfunduar manifestimin 3 ditor me “Natën e Zjarreve”.

Atje morën pjesë figura të njohura si nga politika, ashtu edhe nga fushat e tjera. Të ftuarit kishin takuar edhe vëllanë e Adem e Hamzë Jasharit, Rifat Jasharin.

Por, në këtë manifestim dhe në këto takime dje nuk qe prezent njeriu i cili për dy mandate kishte qeverisur komunën e Skenderajt, shkruan Indeksonline.

Sami Lushtaku nuk mori pjesë në përmbylljen e Epopesë, e lidhur me këtë ai ka dhënë një përgjigje për “Indeksonline”.

“E kam motrën e sëmurë, kam qenë në rrethin familjar”, ka thënë Lushtaku shkurtimisht për të sqaruar mosprezencën e tij në Prekaz.

Kujtojmë se ndonëse në zgjedhjet e vitit 2017, Lushtaku i kishte dalë në përkrahje kandidaturës së Bekim Jasharit (tani kryetar i Skenderajt), tani ata i kanë ftohur marrëdhëniet.

Kjo, si pasojë e një deklarate për media e Jasharit, ku e fajësonte Lushtakun se po e pengon në kryerjen e punëve të tij si kryetar i komunës së Skenderajt./Indeksonline/