18:18 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / A. A

“S’mund të shkoni në stadium pa marrë vaksinën për Covid-19”

Në një të ardhme të afërt, tifozët e futbollit do ta kenë detyrim marrjen e vaksinës për Covid-19 nëse duan të shkojnë në stadium për të parë ndeshje.

Ky plan pritet të implementohet fillimisht në Britaninë e Madhe, transmeton Indeksonline.

Ministri i shëndetësi, Nadhim Zahawi ka thënë se jo vetëm në sport por në gjitha lëmitë që ka tubime të mijëra njerëzve do të aplikohet ky ligj.

“Këtu nuk do të kenë përjashtim, restaurantet, kinematë, stadiumet” ka deklaruar Zahawi.

Ndryshe, laboratorë të shumtë në Britani ende janë duke testuar vaksinën për Covid-19.

Në disa shtete veç ka filluar dhënja e vaksinës edhe pse raportohet se ende nuk e ka arritur efektin 100% për parandalimin e virusit.

/Indeksonline/