10:48 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Solskjaeri në telashe, këta lojtarë mund të mungojnë ndaj Liverpoolit

Liverpooli do të përballet me Manchester Unitedin të dielën me fillim nga ora 17:30 dhe do të tentojë ta vazhdojë bilancin e 100%.

Nga ana tjetër, Manchester Unitedi, do të tentojë ta bëjë atë që nuk arriti ta bënte asnjë ekip deri tashti këtë sezon, t’i marrë pikë Liverpoolit.

Megjithatë, ky mision do të jetë jashtëzakonisht i vështirë për “Djajtë e kuq”, shkruan Indeksonline.

Lista e lojtarëve që mund të mungojnë për Manchesterin në ndeshjen ndaj Liverpoolit është goxha e gjatë.

Eric Bailly dhe Phil Jonesi, do të jenë mungesat zyrtare për Unitedin, megjithatë listës mund t’i shtohen edhe 8 futbollistë të tjerë që për momentin janë në dyshim për këtë sfidë, transmeton Indeksonline.

Diogo Daloti, David de Gea, Mason Greenwoodi, Jesse Lingardi, Anthony Martiali, Paul Pogba, Luke Shawi dhe Aaron Wan-Bissaka që të gjithë janë në dyshim për këtë sfidë.

Momentalisht, Liverpool prin në renditjen tabelare me 24 pikë nga 8 ndeshje, ndërsa Manchester Unitedi i fundosur në pozitën e 12-të me 9 pikë në total pas 8 ndeshjeve./Indeksonline/