09:11 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Sonte derbi i madh i Italisë Juventus-Milan

Juventus dhe Milan ndeshen sonte në kuadër të kampionatit Italian Seria A. “Bianconerët” presin “Rosonerët” në Allianz Stadium në Torino.

Trajneri i Milanit Gennaro Gatusso, u shpreh se Juve është e pamposhtur që një kohë të gjatë dhe janë të vetëdijshëm se kjo do të jetë një ndeshje e vështirë.

“Ne duhet të luajmë si ekip edhe pse ca ndeshje vendosën nga individët. Ne duhet të jemi modest, të respektojmë rivalët tanë të cilët janë më të fortë se ne”, u shpreh ai.

Herën e fundit që Milan ka fituar ne shtëpinë e Juventus ka qenë në sezonin 2010/11 me rezultatin 0-1 me golin e Gattusos. Kjo do te jetë hera e parë që Gattuso ndeshet si trajner kundër tyre.

Te dy ekipet vijnë me një ecuri përafërsisht të ngjashme (28 pikë në 10 ndeshjet e fundit – 25 pikë në 9 ndeshjet e fundit).

Ndërsa kundërshtari i Gatusso-s, Masimilliano Allegri tha se po hynë në një fazë të nxehtë të sezonit dhe kundër Milani-t do të luajnë më të mirët.

“Në derbi rrezikojmë të luajmë -1 pikë nga kreu, prandaj përqendrimi është maksimal. Komplimente për Gatusson, i ka sjellë Milanit lojë dhe rezultate të mira”, u shpreh ai.

Të dy skuadrat pritet të hynë në ndeshje me formacionet me të mira të mundshme, por është skuadra e Allegrit ajo që ka probleme më shumë me lëndime dhe kjo do të jetë përparësi për rosonerët.