17:01 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sonte nis Festivali i Këngës në RTSH, Elhaida Dani premton surpriza (Foto)

Sonte në Shqipëri nis Festivali i njohur i këngës në RTSH. Këtë vit ky festival edicionin e e 50-të, ndërsa pritet që për tri netë të sjellë edhe befasi të shumta, shkruan Indeksonline.

Njëri nga të ftuarit special të këtij festivali do të jetë edhe kantautori i njohur italian Cocciante, i cili ishte edhe trajneri i këngëtares shqiptare Elhaida Dani në “The Voice of Italy”.

E kjo e fundit përmes rrjetit të saj social Instagram ku ka postuar një fotografi me trajnerin e saj ka shkruar se po e takon atë pas 4 vitesh dhe se këtë mbrëmje në festival do të ketë plotë supriza. Ndoshta mund të presim edhe një performancë në mes të të dyve, ku i dihet?!/Indeksonline/