10:04 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sot derbi i Mançesterit, Man Unitedi kërkon të ”pamundurën” ndaj Man Cityt

Manchester City është nikoqir i Manchester Unitedit sot në ”Etihad Stadium” në derbin e Mançesterit në kuadër të Premier Leagues.

City i Pep Guardiolas është lider në renditjen tabelare, dhe një fitore sot, do t’i nxiste lojtarët edhe më shumë drejt titullit të Premier Leagues.

Nga ana tjetër, Man Unitedi, ka pasur rezultante javë më parë, por i ka fituar dy ndeshjet e fundit në kampionat. Ndeshja e sotme paraqet mundësi të artë për ”Djajtë e Kuq” për ta ngushtuar avantazhin e ”Qytetarëve” në tabelë.

Nëntë pikë janë diferencë mes të dyja skuadrave në renditje, ku Man Unitedi renditet në vendin e shtatë, transmeton IndeksOnline.

Kur zhvillohet ndeshja? E diele, 11 nëntor
Në çfarë ore zhvillohet ndeshja? 17:30
Ku zhvillohet? ”Etihad Stadium”
Gjyqtari i jndeshjes? Anthony Taylor

Të rejat nga skuadrat:

Man City do të jetë në këtë derbi pa lojtarin kryesor, Kevin De Bruyne, i cili është duke u rikuperuar pas lëndimit në gju, të pësuar në ndeshjen ndaj Fulhamit.

Mesfusha e Guardiolas do të përballet edhe me mungesën e Ilkay Gundogan, i cili po vazhdon të rikuperohet pas lëndimit të pësuar në ndeshjen me Hoffenheim në Champions League.

Nicolas Otamendi, si Gundogan, është duke u rikuperuar, dhe nuk pritet të paraqitet në ndeshjen e sotme. Megjithatë, Danilo, Eliaquim Mangala dhe Philippe Sandler janë rikthyer në skuadër. Por, Claudio Bravo mbetet jashtë pas lëndimit të thembrës.

Romelu Lukaku do t’i mungojë sot Man Unitedit, për shkak të problemit me një lëndim. Ai është rikthyer në stërvitje, por nuk do të luajë sot.

Dyshime ka edhe rreth gjendjes së Antonio Valencias, ku kapiteni i Man Unitedit ka munguar në ndeshjen e mesjavës me Juventusit, kurse shqetësime për lëndim ka edhe për Paul Pogban, i cili ka mungoi në stërvitjen e së premtes.

Phil Jones dhe Diogo Dalot mungojnë gjithashtu shkaku i lëndimeve, teksa Marcos Rojo s’është paraqitur në fushë pavarsisht se u rikthye në stërvitje para dy javësh.

Formacionet e mundshme:

Man City: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Mendy; B. Silva, Fernandinho, D. Silva; Mahrez, Aguero, Sterling​

Man United: De Gea; Young, Smalling, Lindelof, Shaw; Herrera, Matic, Pogba; Lingard, Sanchez, Martial​.

Përballjet ”kokë më kokë”:

Në 176 ndeshjet e fundit mes tyre, Man Unitedi i ka fituar 73 prej tyre, 51 Man City, dhe 52 ndeshje kanë përfunduar baras.

Në ndeshjen e fundit mes të dyja skuadrave në ”Etihad Stadium”, Man Unitedi ka fituar me rezultat, 3-2.

Fitorja e fundit e Man Cityt ndaj Man Unitedit nuk ishte larg ndeshjes së lartëcekur, ku skuadra e Guardiolas fitoi në ”Old Trafford” me rezultat, 2-1.

Forma e fundit:

City është në formë mbresëlënëse këtë sezon duke treguar fuqinë e kampionit. Fitorja e mesjavës, 6-0 ndaj Shakhtarit është dëshmia më e mirë se sa e fortë është Man City këtë sezon.

Pavarsisht mungesës së De Bruynes, sulmi i Man Cityt ka shkëlqyer këtë sezon, duke qenë ”fatal” për kundërshtarët.

Nga ana tjetër, Man Unitedi është rikthyer në formë në ndeshjet e fundit, duke regjsitruar fitore të rëndësishme.

Fitorja në mesjavë ndaj Juventusit është shembull perfekt, ku Man Unitedi arriti të fitojë në momentet e fundit. Rikthim i rezultatit ndodhi edhe në Bournemouth në fundjavën e kaluar.

Kështu u paraqitën dy skuadrat në pesë ndeshjet e fundit:

++

Parashikimi:

Man Unitedi është në presion më të madh se Man City sot, por ”Qytetarët” janë më favoritë për fitore sot.

Parashikimi: Manchester City 3-1 Manchester United./IndeksOnline/