17:29 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sot ditëlindja e Fahri Fazliut, kështu e përkujtojnë familja e shoqëria

Sot  është ditëlindja e heroit Fahri Fazliut, hero ky i cili nëse do të ishte gjallë do të mbushte 55 vite.

Atë në këtë ditë e kanë përkujtuar familja Fazliu dhe shoqëria e tij, shkruan Indeksonline. Ata thonë se Fahriu ishte uragan i luftës për liri e pavarësi.

Kështu e kujtojnë të afërmit Fahriun:

Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Heronjtë vetëm ditëlindje kanë. Lavdi!

Sot me 24 shkurt 2018 do ti mbushte 55 vjet uragani i luftës për liri, pavaresi e përparim shoqëror, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu.

Fahriu ishte nje uraganit i bashkimit të kombit; uragan që, mbi të gjitha, kishte interesin e përgjithshëm mbi ate personal; uragan që kurrë nuk u nënshtrua perpara vështirësive të kohës; uragan që u përpoq me tërë potencialin e vet t’u ndihmojë njerëzve në nevojë, uragan….

Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë. Ai ra për të mos vdekur kurrë në luftë të pabarabartë me 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit “ në Prishtinë. Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar.

Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Fahri Fazliu.

E përkujtojn shokët e idealit dhe familja FAZLIU.

Temat: