09:43 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sot në Shqipëri: Reshje të dendura shiu dhe borë, temperaturat ulen me 2°C

Vranësira dhe reshje të herëpashershme dominojnë sot pjesën më të madhe të Shqipërisë, ndërsa vranësira dhe kthjellime të shkurtra do të ketë në zonat juglindore.

Mesdita dhe gjatë pasdites pritet fuqizim i vranësirave në të gjithë vendin duke intensifikuar reshjet në pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat qendrore dhe jugore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit por një rënie me 1 – 2°C do të shënojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të fryjë mesatare dhe rrallë-herë e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.

Temat: