07:14 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Sot votohet demarkacioni

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas një debati 8 orësh të mbajtur mbrëmë, kanë vendosur që sot, duke filluar nga ora 11:00 të votohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Ratifikimi i marrëveshjes kërkon së paku 80 vota.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje tashmë zyrtarisht është dhënë si kusht për liberalizimin e vizave nga krerët institucional të BE-së.

Temat: