15:41 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Spalleti pranon ofertën e Milanit

Luciano Spalletti i ka thënë “po” Milanit, sipas asaj që shpjegon eksperti i merkatos Gianluca di Marzio. Tashti ka mbetur që Milani dhe Interi të ulen dhe bisedojnë për prishjen e kontratës që trajneri të mund të lirohet nga ata për dy vjet që ka me zikaltërit, që janë të paktën 10 milionë euro për të paguar.

Spaletti s’e ka ndër mend t’i falë Interit asgjë dhe. Madje, sipas asaj që referohet edhe në portale të tjera, ka një farë revanshi në mendjen e tij kundër klubit që e flaku në rrugë pas dy kualifikimesh në Champions League radhazi.

Ndërkohë, Elliotti u bind për t’i paguar rrogën që kërkon, për shkak se e sheh Spallettin të duhurin për të kthyer harmoninë dhe për të mbledhur grupin. Jo vetëm, por me rezultate e ka treguar. Sakaq, ideja që zona Champios ndodhet vetëm 4 pikë larg e ka bindur!