75 Mall Live Search
22:30 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Spanja kampion, Modric MVP, Kane “Pichichin”, Quintero zbulimi i vitit

Më shumë se 130 mijë votues kanë marrë pjesë në sondazhin e hapur të gazetës spanjolle, “Marca”. Votuesit mendojnë se Spanja do të jetë kampione e Botës, para Brazilit e Belgjikës si favoritë dy e tre.

Në pyetjen se kush ka qenë lojtari më i mirë në fazën e grupeve, Modric është i pari me pak vota më shumë se Coutinho e Isco.

Harry Kane sipas tifozëve është favoriti për tu shpallur golashënuesi më i mirë i Botërorit, ndërsa Quintero është vlerësuar si zbulimi më i madh në Botëror.

De Gea është votuar si lojtari më i dështuar i Botërorit, para Lewandowski e Ozil./Indeksonline/