14:40 / E Premte, 06 Gusht 2021 / A. M.

Spanjolli Angel Garcia thyen rekord Olimpik

Ecësi spanjoll, Jesus Angel Garcia, vendosi një rekord në Lojërat Olimpike, duke marrë pjesë në tetë Olimpiada.

51 vjeçari i lindur në vitin 1960, përfundoi sot i 35-ti në garën 50 kilometërshe, në Sapporo.

Spanjolli ka garuar në çdo Olimpiadë që nga ajo në Barcelonë më 1992, dhe ishte kampion bote më 1993.