09:09 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Spektakël: Kjo skuadër është fituese e playoffit në Amerikë (Video/Foto)

Ka përfunduar sezoni i futbollit në Amerikë. Në një atmosferë fantastike dhe në një ndeshje tejet të bukur, numri një dhe kampion u bë klubi i Torontos, shkruan IndeksOnline.

Toronto mposhti 2 me 0 skuadrën e Steattle Sounders, kjo e fundit kishte fituar sezonin e kaluar pas penalltive pikërisht kundër Torontos.

Golat në këtë sfidë i shënuan: Altidore 67’të dhe Vazquez 90’të.

Ky është titulli i parë i Torontos në MLS Kupë, ndërsa rekordin për më shumë trofe e mban ekipi i La Galaxy, me pesë fitore./IndeksOnline/