21:41 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“S’përjashtoj mundësinë që dikush ta ketë cenuar fisnikërinë e luftës për liri”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në Zona e Debatit në Klan Kosova se përkundër që themelimi i Gjykatës Speciale është një padrejtësi historike dhe se duhet pranuar vetëm si kompromis për hir të partneriteti me SHBA-të, Bashkimin Europian e NATO-n, ndonjë individë edhe mund ta ketë “cenuar fisnikërinë” e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti, ish-udhëheqës politik i UÇK-së, ka thënë se një gjë të tillë s’mund ta përjashtojë krejtësisht.

“Theksoj se nuk mund të përjashtoj mundësinë që ndonjë luftëtar, apo ndokush i veshur me uniformën e UÇK-së nuk e ka cenuar fisnikërinë e luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës”, pohoi Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Por, ne kemi dhënë shembullin më të mirë të bashkëpunimit me autoritet e drejtësisë ndërkombëtare duke filluar nga UNMIK-u, Tribunali i Hagës, për të vazhduar me EULEX-in dhe në tërësi komandantët e UKÇ-së kanë dalur të pafajshëm”.

“Prandaj kur është themeluar Gjykata nuk kemi pasur arsye të frikësohemi dhe nuk kemi pasur asgjë për të fshehur”.

Temat: