12:08 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë (Foto)

Stadiumi i Prishtinës do të mbajë emrin e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Stadiumi do të mbajë emrin e atij që dha më së shumti për sportin kosovar.

Pikërisht sot kur Vokrri do të festonte ditëlindjen e 58-të. Në nderim të kësaj date, stadium në Prishtinë sot bëhet me pamje të re, duke u vendosur emri i Vokrrit, raporton Indeksonline.

Vokrri u nda nga jeta pas një sulmi në zemër por pas vetës la vepra të mëdha, të cilat do të flasin përgjithmonë në sportin e Kosovës dhe jashtë kufijve të saj.