15:57 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Starti 0-100 km/orë, Audi SQ7 një “përbindësh” i vërtetë

Me SQ2, RS Q3, SQ8 / RS Q8 në prodhim e sipër, është e sigurt të thuhet se Audi është në prag të zgjerimit të modeleve të shpejta SUV.

Njëra prej tyre është ky SQ7, një përbindësh dizel me një motor 4.0 litërsh twin-turbo V8.

Video më poshtë tregon përshpejtimin e kësaj makine nga pika 0 në 100 km/orë. Këtë shpejtësi e arrin për 4,8 sekonda, ndërsa 200 km/orë shkon për 18 sekonda. Ndoshta jo aq shpejtë sa një RS Q7, por vlen të theksohet se ky model është i rëndë sa një tanke. /IndeksOnline/