18:08 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Statistikat e gjysmëfinalistëve të Kupës së Botës (Foto)

Kroaci – Angli dhe Francë – Belgjikë janë katër gjysmëfinalistët e Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi.

Më poshtë janë disa statistika interesante të katër gjysmëfinalistëve.

Për herë të pestë në historinë e Kupës së Botës, gjysmëfinalet do të jenë të gjitha evropiane. Secila nga ato raste ishte në Evropë (1934, 1966, 1982, 2006 dhe 2018).

Herën e fundit 4 ekipet kualifikuan në një gjysmëfinale të Kupës së Botës: Belgjika në 1986, Anglia në 1990, Kroacia në 1998, Francë në 2006.

Ky do të jetë takimi i 74-të midis Belgjikës dhe Francës, ku Red Devills mbajë një avantazh me 30 fitore kurse 24 i kanë fituar Les Blues. Megjithatë, francezët kanë triumfuar në Kupë së Botës, duke fituar të dy takimet mes tyre (1938 dhe 1986).

Roberto Martinez është trajneri i parë që do të drejtoj një skuadër të huaj në katërshen e fundit pasi që braziliani Luiz Felipe Scolari e bëri atë me Portugalinë në vitin 2006. Didier Deschamps do të zhvilloj ndeshjen e tij të 11 në Kupën e Botës kundër Belgjikës, një rekord i ri francez .

Belgjika është e vetmja skuadër që ka fituar të gjitha ndeshjet deri më tani në Rusi (5), dhe ata janë skuadra më e mirë në këtë kompeticion me 14 gola.

Kroacia është skuadra e dytë pas Argjentinës në vitin 1990 që ka fituar dy ndeshje me penallti në të njëjtën Kampionat Botëror. Dhe në raundin e 16 kundër Kolumbisë, Anglia fitoi ndeshjen e parë të penalltive të Kupës së Botës – pas tre humbjeve të mëparshme.

Anglia është në gjysmëfinalen e tretë të Kupës së Botës, ku të tre vijnë në Evropë: një në shtëpi në 1966, në Itali 1990 dhe në Rusi 2018. Kroacia ka dy rekorde: Pesë ndeshje të Kupës së Botës pa humbje dhe nëntë ndeshje radhazi duke shënuar.

Harry Kane i Anglisë është golashënuesi më i mirë i turneut për momentin me gjashtë gola. Lukaku ka shënuar katër gola, Griezmann dhe Mbappe nga tri dhe Modric dy. /IndeksOnline/