16:12 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Stërmbushen kontejnerët pranë Shtëpisë së Shëndetit, shiringat rrezikojnë jetën e qytetarëve

Shpesh mund të hasim në pakujdesin e qytetarëve të cilët gjuajnë mbeturina nëpër rrugë.

Madje edhe pranë kontejnerëve shpeshherë shohim  bërllokun në tokë.

Por, kësaj radhe pakujdesia e tyre mund edhe t’i shkaktoj dëme ndokujt, transmeton Indeksonline.

Në disa fotografi të siguruara nga Indeksonline, pranë shtëpisë së shëndetit në qendër të Prishtinës, afër sheshit, mund të shihet nëpër tokë një shishe e infuzionit me kanillë e cila gjendet në tokë.

Kontejnerët janë aty pranë, por janë të mbushur me mbeturina, për këtë arsye edhe kjo shishe ka rënë në tokë./Indeksonline/