75 Mall Live Search
21:18 / E Shtunë, 11 Prill 2026 / L A

Strategji e menduar nga Simeone, vë rezervat ndaj Sevillës

Aktualisht po zhvillohet ndeshja Sevilla-Atletico Madridi.

Ndeshje kjo jo me rëndësi për Atleticon, por një jetike për Sevillan e cila lufton për mbijetesë.

Ajo çka bie në sy është 11-shja që ka vendosur “Cholo” për këtë ndeshje, ku vendosi që të luante me rezervat dhe duke lënë në stol yjet.

Kjo shihet si një taktikë nga argjentinasi, i cili dëshiron të ketë lojtarët gati për ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Aktualisht, Atletico po humbet nga Sevilla me rezultat 1-0./IndeksOnline/