16:15 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Studim nga Ford: Ngasja e një makine sportive ndikon në mirëqenien e njeriut

Kompanitë automobilistike kryejnë të gjitha llojet e studimeve. Disa prej tyre janë më serioze, ndërsa ka edhe të tilla më të çuditshme. Ford ka kryer një studim ku zbuluan se ngasja e një makine sportive është më e këndshme sesa puthja, shikimi i një loje futbolli, apo shopingu.

Studimi i Ford ka matur “momentet e eksitimit” , të cilave kompania i referohet si pikë kyçe, pasi janë të dobishme për mirëqenien e dikujt, shkruan IndeksOnline.

Vullnetarët në studim kanë parë një episod të “Game of Thrones” , një ndeshje futbolli ku luan ekipi i tyre i preferuar, morën pjesë në një klasë vallëzimi salsa dhe madje puthën partnerin e tyre. Asnjëra nga këto nuk u dha atyre ndjenjë më të mirë sesa ngasja e një makine sportive.

Sipas gjetjeve paraprake të Ford, ndihmuar edhe nga specialistë dhe shkencëtarë, pjesëmarrësit përjetuan një mesatare prej 2.1 ndjenje të mirë me intensitet të lartë gjatë një udhëtimi në një nga makinat ( Focus RS, Focus ST dhe Mustang ) . Shkuarja për një zbavitje shopingu rezultoi me një mesatare prej 1,7 ndërsa 1,5 për të shikuar një episod të “Game of Thrones” , dhe kjo është një lloj trishtimi: asnjë për puthje apo vallëzim.

Ky studim nuk ishte vetëm për t’i bërë reklamacion Ford-it. Kompania synon të përdorë hulumtime për të kuptuar më mirë dhe për t’iu përgjigjur emocioneve të shoferëve kur janë pas timonit dhe për të ndihmuar në krijimin e praktikave më të shëndetshme të ngasjes.

Pra, siç mund ta kuptoni pak a shumë. Nëse dëshironi një ditë të mirë dhe me positivitet, duhet të keni një makinë sportive apo edhe një të tillë me performanca më të larta, dhe sigurisht ta ngasni me pasion. /IndeksOnline/