20:58 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Stuhia dhe moti i keq në Britaninë e Madhe, lë të zbrazura dyqanet ushqimore

Dyqanet në Britaninë e Madhe vazhdojnë të jenë të zbrazëta edhe sot për shkak të temperaturave të ulëta dhe stuhisë Emma.

Për shkak të panikut në shumë vende të Britanisë së Madhe ka dyqane pa sende bazë, si buka, qumështi, perimet dhe vezët, transmeton Indeksonline.

Kjo gjë ndodhi pasi ishte paralajmëruar se për shkak të borës furnizimi i dyqaneve do të ishte i pamundur dhe në këtë mënyrë qytetarët nxituan për të blerë rezerva duke lënë për disa ditë të tëra dyqanet ushqimore të zbrazëta.

Megjithatë, sipas paralajmërimeve të meteorologëve temperaturat tashmë kanë filluar të ngritën dhe kështu pritet që kjo situatë së shpejti të ndryshojë./Indeksonline/