09:40 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sulmohen dy nxënës në Istog, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në dy raste të ndara, janë sulmuar dy nxënës, për cka janë arrestuar tre persona.

– Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një nxënës mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

– Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptarë, pasi që të njëjtit në oborr të një shkolle kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. /Indeksonline/

 

 

 

Temat: