75 Mall Live Search
09:36 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sulmohet punëtori i KEDS-it

Në fshatin Sopijë të Suharekës është arrestuar një person.

Raportohet se derisa zyrtari i KEDS-it, ishte në detyrë  duke zhvendosur një orë të rrymës, është sulmuar fizikisht, njofton Policia e Kosovës- transmeton Indeksonline.

Si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pranuar  tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/