13:05 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Sulmon tre policë, arrestohet i dyshuari

Rreth orës, 19:30 minuta, Stacioni Policor “Veriu” në Prizren është informuar nga një qytetar anonim i cili bënte me dije se në ambientet e një restoranti të një pompe karburantesh, një qytetari, nën ndikim të alkoolit i është vërejtur një armë në brez. Për t’u marrë me rastin kanë shkuar zyrtarë patrullues, policë hetues dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë.

Ndërkaq, i dyshuari nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, është përpjekur që të ik dhe pasi nuk i është lënë mundësia, i njëjti i ka sulmuar zyrtarët me ç’ rast tre prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta për të cilat janë trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal.

Të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë e llojit “ASTRA. MOD A 80” me 14 fishekë. I dyshuari nuk është intervistuar për shkak të dyshimit se ishte
në ndikim të alkoolit. Me urdhër të prokurorit, provat materiale dhe shkresat e lëndës i kalojnë prokurorisë ndërsa i dyshuari ndalet nën arrest