18:57 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Super Lirim Kastrati, sapo e shënoi edhe një gol në Kroaci

Lirim Kastrati sapo ka shënuar edhe një gol në Kroaci. Talenti kosovar ka shënuar në minutën e 15-të në përballjen ndaj Zapresic.

Si një mjeshtër i vërtetë, Kastrati arriti të plasoi një goditje pranë shtyllës për të zhbllokuar rezultatin. Ky është goli i shtatë për Kastratin në Kroaci.

19 vjeçari ka marrë ftesën nga selektori Challandes për ndeshjen e radhës që Kosova e zhvillon javën tjetër ndaj Maltës./Indeksonline/