12:07 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës: Ballkani teston Prishtinën, Gjilani udhëton në Drenicë

Pasi pushimit internacional përfundoi për futbollin kosovar, sot rikthehen emocionet e Superligës së Kosovës në futboll.

Në pasitën e sotme, do të zhvillohet dy ndeshje interesante në kuadër të elitës së futbollit kosovar.

Ndeshja më interesante do të zhvillohet në Skënderaj mes Drenicës dhe Gjilanit, transmeton IndeksOnline.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Drenica renditet në vendin e gjashtë me katër pikë të grumbulluara.

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Ndërsa, Gjilani me një ndeshje më pak të zhvilluar, renditet në vendin e katërt me gjashtë pikë. Dhe të dyja skuadrat objektiv të vetëm sot e kanë fitoren.

Nga ana tjetër, skuadra e sapo-promovuar në Superligë, Ballkani do të jetë nikoqir i Prishtinës.

Edhe Prishtina sot do të luajë për fitore, për ta vazhduar ecurinë e fitoreve pasi në dy ndeshjet e para arkëtoi tri pikë.

Ndërsa, Ballkani e ka nisur këtë sezon me dy humbje dhe një fitore./IndeksOnline/