15:54 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës: Prishtina ngritet në vendin e parë, ”fundoset” KEK-u

Dy ndeshjet e mbetura nga java e dhjetë në Superligën e Kosovës, janë zhvilluar në mesditën e sotme.

Ndeshje interesante u zhvillua në Drenas, në ”Rexhep Rexhepi”, mes Feronikelit dhe Prishtinës.

Skuadra kryeqytetase e fitoi derbin ndaj Niklit me rezultat, 1-0 pas golit të shënuar nga Mario Morina, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: one or more people, people playing sports, stadium, grass and outdoor

Me këtë fitore, Prishtina ia ”rrëmben” Niklit vendin e parë me 33 pikë, ndërsa drenicasit dalin në vendin e dytë me një pikë më pak.

Nga ana tjetër, në Obiliq, KEK-u pësoi humbje nga Ferizaji me rezultat të ngushtë, 1-2.

Image may contain: one or more people, sky, outdoor and nature

Kështu, Ferizaj ngritet në vendin e dhjetë me 14 pikë, ndërsa KEK-u mbetet e fundit me vetëm një pikë./IndeksOnline/