10:23 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës sjellë tre derbi në pasditën e sotme

Në javën hapëse të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll, Ferizaj dje regjistroi fitore, 2-0 ndaj Drenicës.

Ndërsa, sot zhvillohen edhe katër ndeshje tjera interesante në kuadër të kësaj jave.

Tri ndeshjet kryesore të kësaj jave zhvillohen në Prizren, Gjilan dhe në Podujevë, transmeton IndeksOnline.

Në stadiumin, ”Përparim Thaçi”, Liria pret Prishtinën, ku të dyja skuadrat janë në kërkim të tre pikëve të radhës.

Image may contain: text

Kampioni në fuqi, Drita pret në Stadiumin e Qytetit të Gjilanit ish-kampionin, Trepça’89 në një përballje interesante.

Drita, e cila ka lëshuar shumë pikë këtë sezon, në krye me Shpëtim Duron kërkon fitore ndaj skuadrës së Magashit.

Në Podujevë, Llapi pret liderin, Feronikelin, ku fituesi do ta merrte kreun e tabelës.

Aktualisht, Feronikeli është lider me një pikë diferencë, por një fitore eventuale e Llapit, do t’i shihte podujevasit në krye të tabelës.

Image may contain: text

Për fund, KEK-u pret në Obiliq skuadrën e Ballkanit, në një ndeshje ku të dyja skuadrat e kanë objektivin e njejtë – fitoren./IndeksOnline/