10:14 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës vjen sot me dy super-ndeshje në program


Sonte do të jenë dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, takime këto që i takojnë xhiros së parë.

Besa e Pejës e pret FC Ballkanin në shtëpi, e Prishtina nga “Fadil Vokrri” do të mundohet t’i fitojë pikët e plota ndaj Drenicës, shkruan IndeksOnline

Të dyja takimet do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00.

Kujtojmë se dje, Arbëria e mposhti Trepçën ’89 me rezultat të pastër në 2:0, dhe kështu arriti t’i paketojë tre pikë të plota.