21:40 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Swansea nuk e harron Shefki Kuqin, kujton një gol të tij

Një nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit shqiptar ka qenë dhe do të jetë Shefki Kuqi.

Ai ishte nga të rrallët që arriti të luajë në Premier League.

Një nga skuadrat ku ka luajtur Kuqi ishte Swansea, që tash bën gara në Championship, transmeton IndeksOnline.

Gjatë ditës së sotme, klubi anglez ka postuar një video, ku shihet njëra nga golat e Shefki Kuqit në vitin 2010.

“ ‘Flying Fin’, Shefki Kuqi ndihmoi Swansean në një fitore dramatike, herën e fundit kur mposhtëm The Rams në ‘Pride Park’ .” , shkroi Swansea në postimin e saj./IndeksOnline/