15:17 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tabela e Superligës, garë e fortë në të dyja frontet

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani dhe Ballkani kryesojnë tabelën me nga 31 pikë, të ndjekur nga Drita me 28 pikë ndërsa Prishtina është në vendin e katërt me 27 pikë.

Llapi është në vendin e pestë me 24 pikë ndërsa Feronikeli në vendin e gjashtë me 23 pikë.

Në luftën për mbijetesë, Flamurtari është në vendin e nëntë me 15 pikë, Vushtrria e Ferizaj në vendin 10 dhe 11 me nga 12 pikë derisa Dukagjini e fundit me tetë pikë. /IndeksOnline/