11:50 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Agjencitë t’i forcojnë shërbimet vitale të shtetit dhe të trasojnë rrugën drejt BE-së

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka marr pjesë sot në takimin e sekretariatit për racionalizimin e agjencive.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se agjencitë duhet t’i nënshtrohen një analize të thellë që të forcohen shërbimet vitale të shtetit, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Tahirit:

Në takimin e Sekretariatit për racionalizimin e agjencive theksova se secili racionalizim i administratës së shtetit, me këtë rast edhe i agjencive duhet ti nënshtrohet një analize të thellë në mënyrë që ky racionalizim apo riorganizim të forcojë shërbimet vitale të shtetit të Kosovës dhe trasojë rrugën e integrimit në BE.

Nga Sekretariati dhe partnerët ndërkombëtarë kërkova që të kemi analizë të opsioneve para se të merren vendime.

Temat: