11:51 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Nuk mund të jem më i mençur se kryeministri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri para fillimit të seancës së Kuvendit për Demarkacionin, është deklaruar para mediave, por nuk ka treguar nëse do votojë pro apo kundër.

Ai ka thënë se vota e tij do mësohet kur të fillojë seanca, megjithatë ka lënë të nënkuptohet se ai do e jap votën për ratifikimin e Demarkacionit.

Megjithatë, ai ka theksuar se kur kryeministri i Kosovës ka ndryshuar mendje, atëherë ai nuk mund të jetë më i mençur se ai dhe shumica e popullatës.

“Votën time do e mësoni brenda në seancë. Kam qenë kundër marrëveshjes sepse kam marr pjesë në protesta, por kur ndryshon qëndrimi i kryeministrit dhe të gjithëve që kanë qenë në atë zonë, po ashtu shumica e popullatës e përkrahin këtë, atëherë unë nuk mund të jem më i mençur se ata.Nëse doni ju popullata, unë mundem edhe kundër ta jepi votën, por nuk  e shoh të nevojshme të bëhet katrahurë për këtë  çështje. Nuk është që ndërkombëtarët nuk ka donë të mirë, dhe t’i bëjmë ata telashe që të vinë dhe të na lusin për ta votuar”, ka thënë Tahiri.

Por, në anën tjetër, Tahiri ka thënë se po ta dijë se shumica e popullatës nuk e dëshiron këtë ratifikim, nuk mundet as Amerika, apo kushdo tjetër t’ia marrë votën e tij.