15:03 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Tahiri: Vazhdimi i kësaj gjendje edhe për një orë, është vazhdim i turpit nga kjo Qeveri

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar sërish rreth temës së mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit.

Ai e ka quajtur skandaloze ndalimin e pagave të shtatorit, duke thënë se qeveria e ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve.

‘’ Me ndalimin e pagave të shtatorit, Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve. Po ashtu, ndalimi i pagave është cenim i drejtpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve’’, ka shkruar ai.

Më tutje Tahiri ka treguar se të premten e kanë ftuar në interpelancë ministrin Murati, por se vazhdimi i kësaj gjendjeje edhe për një orë është vazhdimi i turpit nga ana e Qeverisë.

‘’ Në prag të dimrit t’i ndalen pagat mësimdhënësve vetëm se kanë kërkuar një të drejtë minimale, është e pafalshme’’, ka përfunduar statusin në Fcaebook, Tahiri./IndeksOnline/