20:43 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Takam në kampin e Joshuas, i dërgon ofertë Chisora-s (Foto)

Carlos Takam ka udhëtuar për në Britaninë e Madhe për t’iu bashkuar Anthony Joshuas si një partner “sparring”.

Sipas mediave në Angli, ish-kundërshtari i Joshuas para disa muajve, tani është bërë bashkë me këtë të fundit, transmeton IndeksOnline.

Ai do të stërvitë me Joshuan para luftës me Joseph Parker, që zhvillohet më 31 mars.

Poashtu, gjatë kësaj kohe, boksieri kamerun do të tentoj të negocioj me boksierin britanik, Dereck Chisora për një duel të mundshëm.

Meçi i cili po planifikohet mund të ndodhë gjatë muajit maj.

Chisora, 34-vjeçar ka të zhvilluar 35 luftëra, 27 fitore, 19 me nokaut dhe 8 humbje.

Kurse, 37-vjeçari Takam ka luftuar 40 herë, 35 fitore, 27 me nokaut, 4 humbje dhe një barazim./IndeksOnline/