10:20 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Takimi fshehët i Tuchel me Boateng nuk del i suksesshëm, Bayerni kërkon 60 milionë!

Thomas Tuchel dhe Jerome Boateng janë takuar fshehurazi gjatë muajit të kaluar.

Trajneri i Paris Saint Germain e dëshiron yllin e Bayern Munchen, por sipas “Bild” marrëveshja me kampionin e Gjermanisë do të jetë problemi i vetëm, shkruan IndeksOnline.

Bayern kërkon 60 milionë euro për mbrojtësin Boateng, shifër kjo e cila nuk mund të paguhet nga ana franceze, për shkak të ligjit financiar.

Boateng ka oferta tjera në tavolinë, duke përfshi edhe atë të Manchester Unitedit./IndeksOnline/