14:55 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tana t’zezat për Realin, Barca ia bën dimrin -14 madrilenëve (Video)

Barcelona i ka dhënë goditjen e fundit Realit në luftën për titull në La Liga. Skuadra katalonase e ka fituar El Clasicon me rezultat 0-2 midis Madridit.

Pjesa e parë ishte e nivelizuar me një përparësi të lehtë të vendasve. Por, pjesa e dytë foli krejt diçka tjetër në fushë.

Luis Suarez kaloi mysafirët në epërsi dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Në minutën e 65 Messi e dyfishoi epërsinë pasi Carvajal luajti me dorë qartë.

Kur ndeshja po merrte fundin, i sapofuturi në lojë, Aleix Vidal arriti të deklasoi Realin me golin e tretë në këtë ndeshje.

Pas fitores së Barcelonës, distanca tani mes dy skuadrave është plot 14 pikë./Indeksonline/