18:26 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tani e tutje s’do të dëgjoni këngë tjetër përpos ‘Doruntina’, e publikuar sot nga Tayna

Menduat se di të bëjë vetëm ‘RAP’? Ishit gabim. Tayna mund të këndojë edhe këngë për dashurinë edhe atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

‘Doruntina’ vetëm sa është publikuar deh sigurisht do të jetë kënga e këtij sezoni, për çdo të ri e të re, transmeton Indeksonline.

Tekst, muzikë e videoklip fantastik është i gjithë ky projekt i Taynës, që e solli atë ndryshe nga tri këngët e tjera.

Muzika dhe produksioni i kësaj kënge është bërë nga ‘Cricket’ ndërsa teksti nga vetë artistja. Tayna padyshim ishte sensacioni i këtij viti që nga kënga Columbiana duke vazhduar me Shqipe dhe në fund Fake.

Tayna do të vazhdojë e tillë , me shumë projekte të kuruar në çdo detaj, si kjo që solli sot.Shijojeni ‘Doruntinën’deri në projektin e radhës të Tayna-s./Indeksonline/

Temat: