08:44 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Të ftuarit në festën e 10 vjetorit të punës së kreatores Rugova (Foto)

Kreatorja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova të premtën ka festuar një dekadaë të punës së saj.

Këtë ajo e ka bërë përmes një eventi madhështor të organizuar në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ në kryeqytet.

Me prezantimin e koleksionit të ri, mbi 40 fustane, në këtë ngjarje morën pjesë emra të njohur e personalitete nga vendi.

Kreatorja përmes disa fotografive të postuara në llogarinë e saj Facebook, ka treguar se si u duken dhe kush ishin disa nga të ftuarit e kësaj feste. Në mesin e tyre shohim edhe ish-presidenten Atifete Jahjaga, prezantuesit Liberta Spahiu e Alaudin Hamiti, deputeten Teuta Rugova e shumë të tjerë.

Ndryshe Blerina Kllokoqi Rugova përgjatë kësaj një dekade punë ka arritur që me kreativitetin dhe talentin e saj të radhitet në mesin e kreatoreve më të kërkuara shqiptare, madje shpesh edhe yje të njohura jashtë kufijve ia kanë besuar punën asaj./Indeksonline/