21:51 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Të kurthuar në injorancë

Shkruan: Ejup Gojnovci

Anulimi i Ligjit per Paga, i cili parashihte hic me shume se shtim lemoshe per disa, e veçanerisht tre ketegorite me te rendesishme te cdo shoqerie, eshte shkelm fytyres qe godet gjithsecilin prej neve, ne menyre direkte e te terthorte.

Pagat ne sektorin e arsimit, te policise e te mjekesise, jane lemoshe, e rritja e proklamuar ishte nje kacidhe mbijetese plus.

Nje polic sot merr 380 euro page mujore.
Nje mesues merr 450 euro.
Nje specialist mjekesie merr 590 euro.
Paga u thençin.

Ndalimi i rritjes se pages per keto kategori, nuk i bene ata me te varfer, por na varferon neve si shoqeri. Varferon mendesine tone shteterore, edhe ashtu te kapur keq e te mbizoteruar nga injoranca. Injoranca, tash e shume kohe, nuk eshte e strukur ne institucione. Ajo eshte vendimarresja aty, eshte percaktuesja e cdo gjeje ne kete vend.

Cfare mesazhi u derguam nxenesve duke mos u rritur pagat mesueseve? Nxeneseve u tham: Mesuesit tuaj nuk vlejne pese pare. Mos i degjoni ata. Ata vlejne aq sa paguhen.
Njejte mesazh te tille u dhame njerezeve me nevoje per sherim: Mjeket tone, specialistet qe i kushtojne nje jete te tere shkollimit (24 deri ne 26 vjet), nuk vlejne asgje….. Te rinjeve u tham neprermes ketij mesazhi, qe nuk duhet te orientohen kah shkenca, dija e studimi – sepse nuk paguhet. Ja shihni mjeket, u shkallmuan ne shkollim, ama shiheni cfare paga kane.
Edhe policine, me te cilen mburremi neper konferenca qe e kemi me te miren ne rajon, duke mos e respektuar financiarisht, e lidhem ne pranga. Po nje policit qe i duhet te jete ne krye te detyres dhe i perkushtuar maksimalisht, e i cili sa here niset per pune, e di qe do sfidohet me lloj lloj rasti, me hajna, kriminel, drogagji e besa edhe femije kaubojs te politikaneve te cilet edhe e shuplakojne, ku i’a zhdepem moralin?

As keta mos i respektoni me, u thame te gjitheve. S’vyejne gje prej gjeje. Po te ishin dikushi, do kishin paga me te dinjitetshme….. Ndryshe, ju qytetar te dashur e votues qe na mbani te ulur ne karrigat e buta me koken futur ne buxhetin e embel te shtetit, bertiti injoranca institucionale, duhet te shihni kush jane te vlefshmit: Te vlefshmit jane partiaket, o njerez, partiaket. Sepse, shefi i AKP-se, ka vlere sepse paguhet mbi 5000 euro ne muaj. Edhe shefi i Vala, merr 5000, edhe ai ne KEK, e ai ne Trust merr mbi 5000 apo 6000 euro. Plus qe kane benificione. Mos harroni pra!

Dhe po ky eshte mesazhi i rende, me i rende se ndalimi i rritjes se pages se profesionisteve, sepse shoqerise i kemi thene se ketu vlera profesionale nuk ekziston. E krejt cka duhet te beni, u tham eshte qe te vidhni ckado qe shihni, te zaptoni e gllaberoni, te mos keni frike asgjene … sepse e tera qe u duhet eshte nje libreze partie dhe t’ua mbani fort ison shefave te partise me metoden e thjeshte te servilit e pakurrizorit. Sepse mepastaj, me nje libreze partie, beheni zyrtare te larte (edhe per fotokopje), udhetoni jashte e merrni meditje, vendet e punes i zgjedhni sipas deshires, fitoni fodullek e fuçi, dhe edhe ne rastet kur pagat edhe nuk i keni shume te medha – fitimet i keni te garantuara.