Të preferuarit e tifozëve për ”Topin e Artë – kjo është lista
Sulmuesi i Liverpoolit dhe Egjiptit, Mohamed Salah ka fituar reputacion global, të gjithë e dimë këtë, por a e meriton ai me të vërtetë ta fitojë ”Topin e Artë”?
26-vjeçari theu rekordin për më së shumti gola të shënuar në një sezon të Premier Leagues prej 36 ndeshjeve, sezonin e kaluar, duke e mposhtur Harry Kanen për çmimin e ”Këpucës së Artë” me 32 gola për klubin e tij.
Ai gjithashtu fitoi edhe shumë çmime individuale, si atë të më mirit të vitit në Angli, në Afrikë si dhe disa të tjerë, transmeton IndeksOnline.
Ka qenë një vit i pabesueshëm për Salah, dhe mijëra njerëz besojnë se ai duhet ta fitojë ”Topin e Artë” për vitin 2018.
Slmuesi ka marrë 53% të votave të tifozëve në uebsajtin e France Football, derisa Leo Messi është mbrapa me vetëm 28%.
Në përgjithësi, mbi 220 mijë njerëz kanë votuar në këtë sondazh, dhe befasisht, Cristiano Ronaldo renditet i treti me vetëm 5%, pavarsisht se e fitoi Champions Leaguen me Real Madridin.
Këto janë renditjet e përgjithshme deri më tani:
Lojtarët si Luis Suarez, Sergio Ramos, N’Golo Kante dhe Eden Hazard nuk kanë lënë ende shenjë në këtë renditje, derisa edhe më i miri i zgjedhur nga FIFA, Luka Modric, ka dështuar për votat e tifozëve./IndeksOnline/